Sot, 187 të infektuar, 103 të shëruar dhe gjashtë të vdekur nga COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive me COVID-19, 103 persona janë shëruar, kurse 6 të infektuar kanë vdekur.
IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,118 raste nga 28,640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,640”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 92 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Drenas 8 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 5 raste, Vushtrri 4 raste, Suharekë 4 raste, Obiliq 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 3 raste, Prizren 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime. /Telegrafi/


