Please enter at least 3 characters.

Sot 11 të shëruar dhe 4 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2020/11/rapid-covid-test-scaled-1.jpg
26:"jarun011 - stock.adobe.com

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer 2.514 teste, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup-3 dhe 1 në Manastir.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 11 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Kumanovë - 4, Shkup - 3 dhe Kriva Pallanka, Struga, Gjevgjelia dhe Radovishi me nga 1.

Sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.673, prej tyre 149.961 janë të shëruar, 5.484 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 228./Telegrafi/