Please enter at least 3 characters.

Solskjaer tregon objektivat e Unitedit në gjashtë ndeshjet e mbetura në Ligën Premier

2019/04/Ole-Gunnar-Solskjaerr.jpg
294:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United acknowledges the fans during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer ka treguar objektivat për fund të sezonit të Ligës Premier.

Trajneri i Manchester Unitedit ka pohuar se mund të arrijë në vendin e tretë të nëse arrijnë të fitojnë 15 pikë në gjashtë ndeshjet e mbetura.

Djajtë e Kuq aktualisht zënë pozitën e gjashtë në renditjen tabelore me 61 pikë. E treta është Chelsea me 66, Tottenham i katërt me 64, ndërsa Arsenali me 63 pikë është i pesti.

(Foto by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi nevojë për më shumë pikë, nëse fitojmë 15, do të jemi në tre ekipet e para, sepse shpresojmë të fitojmë kundër Chelseat. Ne duam të jemi ndër tre ekipet e para. Por tani ne jemi të përqendruar vetëm për West Ham Unitedit", tha norvegjezi.

Manchester United nesër nga ora 18.30 do të mirëpritet skuadrën londineze në kuadër të xhiros së 34-të të Ligës Premier Ligës.

United në atë ndeshje vjen pas humbjes 1:0 kundër Barcelonës në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/