Please enter at least 3 characters.

Solskjaer pritet të startojë ndaj Cityt me talentin 20 vjeçar pasi bashkëbisedimit kokë me kokë në stërvitjen e fundit

2019/04/Ole-Gunnar-Solskjaer-2-e1556123079845.jpg
283:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United gives his team instructions during the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Pak orë na ndajnë nga derbi mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në kuadër të Ligës Premier.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshjet e fundit, por normalisht që do të ketë risi.

Sipas Manchester Evening News nga minuta e parë do të luajë Scott McTominay, i cili do të jetë startues për Djajtë e Kuq pas një kohe të gjatë.

Tekniku norvegjez ka pasur një bashkëbisedim të gjatë kokë me kokë me lojtarin në qendrën stërvitore The Cliff në stërvitjen e fundit dhe nga kjo ueb faqja e lartpërmendur beson se ishin këshilla para ndeshjes.

Në rast të fitores nga Man Utd skuadrës së tyre do të shtonte gjasat për një vend në top katërshe, ndërsa Liverpoolit për titull, më poshtë keni edhe formacionet e mundshme nga të dy ekipet.

Man Utd (4-3-3): De Gea; Dalot, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Lingard, Lukaku, Rashford.

Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Mendy; Bernardo Silva, Fernandinho, David Silva; Sterling, Aguero, Sane. /Telegrafi/