Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk ishte befasi

2019/05/OleGunnarSad.jpg
281:"HUDDERSFIELD, ENGLAND - MAY 05: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United ooks on during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester United at John Smith's Stadium on May 05, 2019 in Huddersfield, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se skuadra e tij nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq barazuan si mysafirë të Huddersfield Town (1-1) duke i humbur matematikisht gjasat për të qenë pjesë e garës më të madhe evropiane në sezonin e ardhshëm.

"Gjatë 90 minutave nuk ishim të mirë sa duhej, humbëm raste për ta fituar ndeshjen, krijuam shumë mundësi dhe nuk i lejuam të afroheshin në gjysmën tonë. Kur shkon në vende të këtilla, stadiume plot energji, e dinim se po t'u jepnim shpresë, do të kërkonin më shumë dhe fatkeqësisht u dhamë".

Paul Pogba dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Nganjëherë ndodh, bie përqendrimi, zbatimi, vetëbesimi, ishte e çuditshme si e ndryshuam qasjen ndaj lojës, në vend që të luanim thjesht. Zgjodhëm opsionet e vështira".

"Jemi ku jemi për një arsye. Gjatë një sezoni të gjatë, nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë për të sfiduar për vendet që çojnë në Ligën e Kampionëve. Nuk ka ardhur si befasi, por kemi shpresuar që të bënim paraqitje më t ë mirë sot (e diel)", ka thënë Solskjaer për Sky Sports. /Telegrafi/