Please enter at least 3 characters.

Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

2019/07/Solskjaeri-1.jpg
289:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 30: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United gives his team instructions during the Premier League match between Manchester United and Watford FC at Old Trafford on March 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer synon edhe tre nënshkrime më shumë këtë afat kalimtar të verës.

Mediumi anglez Evening News Manchester raporton se tre lojtarë janë në radarin e Unitedit për t'u transferuar.

I pari në listën e Djajve të Kuq është shumë i dëshiruari, mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.

Djajtë e Kuq kishin një ofertë të madhe prej 70 milionë funtesh më parë këtë javë, por kjo ofertë u refuzua nga Leicesteri.

Mbetet për t'u parë nëse Unitedi do të bëjë edhe ndonjë ofertë tjetër për të, por Solskjaer është e etur për ta ndërtuar mbrojtjen rreth tij.

Lojtari i dytë i preferuar për Solskjaerin vjen përsëri nga Liga Premier dhe është i Newcastle United, Sean Longstaff.

Ndërsa i treti i preferuar nga klubi nga Old Trafford vjen nga skuadra portugeze, Sporting Lisbona dhe është mesfushori Bruno Fernandes. /Telegrafi/