Please enter at least 3 characters.

Snoop Dogg: Bryant më mësoi të bëhem person më i mirë

2020/02/SnoopDogg-e1581494267446.jpg
235:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - NOVEMBER 14: Snoop Dogg attends the "Queen & Slim" Premiere at AFI FEST 2019 presented by Audi at the TCL Chinese Theatre on November 14, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperi Snoop Dogg i dha lamtumirën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, duke thënë se ai ishte një udhëheqës dhe model i shkëlqyeshëm.

Në një intervistë për Ace KubbThe Ellen DeGeneres Show, reperi amerikan tha se do t’i mungojë shumë Bryant, duke shtuar se trashëgimia e tij do të frymëzojë shumë gjenerata të sportistëve dhe artistëve të ardhshëm.

“Brezat e rinj të basketbollistëve tashmë e kërkojnë atë. Unë jam më i vjetër, por ai më ka mësuar si të bëhem person më i mirë, baba dhe njeri”, shpjegoi Snoop Dog, i cili i njohur edhe si një tifoz i madh i Lakers, transmeton KP.

Vanessa dhe Kobe Bryant (Foto: Getty Images)

Bryant vdiq në një aksident tragjik me helikopter më 26 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte për një ndeshje amatore basketbolli.

Me të ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë, të cilët e humbën jetën.