Please enter at least 3 characters.

Slash lëvdon performancën e Axl Rose me "AC/DC"

2018/10/Axl-ACDC.jpg
230:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 14: Singer Axl Rose (L) and guitarist Angus Young of AC/DC perform during the AC/DC Rock Or Bust Tour at Madison Square Garden on September 14, 2016 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)
12:"Getty Images

Bashkëthemeluesi i "Guns 'n' Roses", kitaristi Slash, e ka dhënë mendimin e tij për angazhimin e Axl Rose si këngëtar të bendit legjendar, "AC/DC".

Kitaristi dhe këngëtari i "Guns 'n' Roses" për vite të tëra kanë qenë armiq prej se u shpërbë grupi amerikan.

Ndërkaq, për nevojat e legjendarëve nga Australia (pasi që këngëtari Brian Johnson u detyrua të tërhiqet nga turneu për shkak të problemeve shëndetësore), "AC/DC" e angazhoi Axlin.

Kështu, frontmeni i "Guns 'n' Roses" shkoi në koncerte me "AC/DC" gjatë vitit 2016, sepse mjekët i kishin thënë Brian Johnsonit se mund ta humbte dëgjimin - transmeton NME.

"Ishte e çuditshme që Axl Rose ka bërë muzikë me grupin 'AC/DC'. Kam shkuar dhe me siguri mund të them se ka qenë i shkëlqyer".

"Natyrisht se kam qenë skeptik, njësoj si gjithë të tjerët për shkak të statusit ikonik të bendit", ka deklaruar Slash për Angeles Times.

Mirëpo, dyshimi fillestar i kitaristit ishte zhdukur, pasi e kishte parë bashkëpunëtorin e tij duke bërë muzikë me "AC/DC".

"Të gjitha këngët i ka interpretuar në mënyrë të përsosur dhe mund të them se ka qenë i shkëlqyer", ka thënë Slash.

Së fundmi është raportuar se "AC/DC" është duke përgatitur materiale të reja muzikore me Brian Johnsonin dhe ish-bateristin Phil Rudd. /Telegrafi/