Please enter at least 3 characters.

Skuadrat që e kanë mposhtur deri më tani Cityn në sezonin 2017/18

2018/02/Pep-Guardiola-e1519117809258.jpg
250:"CARDIFF, WALES - JANUARY 28: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to The Emirates FA Cup Fourth Round between Cardiff City and Manchester City on January 28, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Harry Trump/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City tashmë është eliminuar nga FA Cup, edhe pse pritshmëritë që të fitohej kjo garë ishin të mëdha.

Skuadra e Pep Guardiolas u mposhtë të hënën mbrëma nga Wigani me rezultat 1-0.

Por, skuadra angleze nga EFL League One (liga e tretë angleze) nuk është ekipi i vetëm që ka triumfuar këtë sezon ndaj yjeve të Cityt.

Në Ligën e Kampionëve ata kanë humbur nga fazën grupore nga Shakhtar Donetsk, skuadra ukrainase fitoi me rezultat 2-1.

Ndërsa, në Ligën Premier ata janë mundur nga Liverpooli, Reds fituan me rezultat 4-3.

Por, përkundër humbjes nga skuadra e Jurgen Klopp, ajo e Guardiolas vazhdon në vendin e parë dhe është në rrugë të mirë të shpallet kampione.

Në Ligën e Kampionëve ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt (1/16) ndaj Baselit e kanë fituar 0-4 dhe normalisht që City është në grupin e favoritëve për ta fituar gjithë garën në fund. /Telegrafi/