Please enter at least 3 characters.

“Skandal je, nuk je duke udhëhequr asgjë” - Blero dhe Gani Gërmia zihen gjatë ‘Darkës së të Nominuarve’

2023/12/Screenshot_46-1-e1702589973229.png

Blero dhe Gani Gërmia kanë pasur një përplasje në mes vete gjatë ‘Darkës së të Nominuarve’.

Teksa Blero po e udhëhiqte këtë darkë, atij nuk i pëlqeu një reagim i gazetarit, gjë që bëri të reagonte ashpër.

Ai i tha se duhet të lidhet me pyetjen dhe që të mos bëjë komente, në mënyrë që të mos zgjatet biseda më shumë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Lidhu me pyetje, jo komente”, iu drejtua këngëtari atij, ku reagoi menjëherë duke thënë: “Mirë de lem o vëlla. Nuk je duke udhëhequr asgjë. Lem ta përfundoj”.

“O zhurmagji. Nuk mundesh ti me dhënë komentin tënd, a ke pyetje konkrete që lidhet me të”, shtoi artisti.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti tutje theksoi: “Je duke i shfrytëzuar gjërat që nuk kanë të bëjnë hiç me këtë”.

E në fund nuk mungoi një tjetër koment i humoristit, ku i tha Bleros: “Je skandal”. /Telegrafi/