Please enter at least 3 characters.

S’ka mbetje mortore në kampusin e UP-së

2019/11/78559928_601622770575871_1544334492905242624_n-1-780x439-1.jpg

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë i përfunduan gërmimet për një varrezë të dyshuar masive në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kryeqytet.

Kushtrim Gara, nga Komisioni për Personat e Pagjetur, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se gjatë tre ditësh gërmime nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai tha se në këtë lokacion nuk do të ketë më gërmime.

Policia e Kosovës - njësia për krime lufte - bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore i nisën gërmimet më 26 nëntor, pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë, se në kompleksin e Universitetit të Prishtinës mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona.