Please enter at least 3 characters.

Situata alarmante në Shqipëri nga përmbytjet, për 45 orë u kryen 189 misione shpëtimi

2017/12/permbytje59.jpg

Moti i keq dhe reshjet që nuk kanë të ndalur kanë shkaktuar një gjendje kaotike në Shqipëri.

Vetëm gjatë 45 orëve të fundit urgjenca kombëtare ka kryer 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore.

Fluksi i thirrjeve është rritur ndjeshëm, ku vetëm në 45 orët e fundit janë pritur 1100 thirrje për ndihmë shëndetësore.

77 persona kanë marrë trajtim të specializuar në spital dhe 112 qytetarë janë trajtuar pranë banesave, ndërsa dy misione shpëtimi u kryen me ekipin e Njësisë së helikopterëve. Telefononi 127 për çdo emergjencë shëndetësore.