Please enter at least 3 characters.

Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

2023/11/policia-2.jpg

Sindikata e Policisë së Kosovës sot pritet të zhvillojë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

"Po sot e kemi takimin e caktuar", ka thënë Zeqiri

Ndërkaq, Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para disa ditësh, ku kanë paraqitur 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës.

Më poshtë janë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare./Telegrafi/