Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina transferon Trajkovskin (Video)

2016/01/sigal-prishtina-transferon-trajkovskin-video_hd.jpg

Burime të Telegrafit brenda klubit kanë konfirmuar marrëveshjen me Trajkovskin, i cili pritet që në ditët në vijim t’i bashkohet skuadrës.

Trajkovski është një lojtar shumë cilësor, e këtë e tregon më së mirë fakti që vitin e kaluar u shpall basketbollisti më i mirë në Maqedoni.

Nënshkrimi me Trajkovskin është meritë e trajnerit të prishtinasve, Marjan Ilevskit, i cili ka punuar me të te Liria e Shkupit. Maqedonasi pritet ta zë vendin e Nate Bowie, që nuk ka bindur shumë me paraqitjet e tij. /Telegrafi/