Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina prezanton VIP biletat vjetore

2016/01/f.0827134710558_210.jpg

Në vazhdim do t’ua përcjellim komunikatën e lëshuar nga klubi:

“Të nderuar tifoz të KB SIGAL Prishtina,

KB SIGAL Prishtina këtë sezon starton me një risi, ku për herë të parë në Kosovë do të keni rastin të pajiseni me kartela sezonale për t’i ndjekur TË GJITHA ndeshjet e KB SIGAL Prishtina për sezonin 2013/2014 si vendase, pra si ato të SUPERLIGËS SË KOSOVËS ashtu edhe ato të LIGËS BALLKANIKE.

KB SIGAL Prishtina nxjerr në shitje 3 lloje të VIP biletave:

1. VIP TRIBUNA: 50€ / sezonale
2. VIP BANKA: 75€ / sezonale
3. VIP PARKETI: 100€ / sezonale

KB SIGAL Prishtina ju falënderon për kontributin e dhënë ekipit tuaj të zemrës!”.

“Sigal Prishtina luan për ju, ekziston për ju dhe ka nevojë për mbështetjen tuaj. Në mënyrë që ju të jeni gjithmonë afër nesh, ne kemi sjellë për ju një shërbim që do t’ua bëjë më të lehtë dhe më të mundshme ardhjen tuaj në palestër”, tha për Telegrafin presidenti i klubit, Blerand Stavileci. /Telegrafi/