Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina me trajner të ri, Jaksa Vulic do t’i drejtojë kryeqytetasit

2024/01/418227752_843172541125760_1798549318314261151_n.jpg

Shumë herë kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka njoftuar se arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur kroat, Jaksa Vulic.

Prishtina drejtohej nga Albert Sylejmani që pas largimit të nga Zydrunas Urbonas.

“Trajneri i mirënjohur kroat, Jaksa Vulić, nga Cibona në Prishtinë! Klubi ynë ka arritur marrëveshje për drejtimin e skuadrës me trajnerin kroat, Jaksa Vulić”.

“Vulić së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mirë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sigal Prishtina mban aktualisht vendin e katërt me 16 pikë, aq sa ka edhe Ylli si i treti. /Telegrafi/