Please enter at least 3 characters.

Shuhet ylli i muzikës “soul”, Ben E. King, krijuesi i hitit “Stand by Me” (Video)

2016/01/ben-e-king.jpg
135:"la 31e Ždition du Festival International de Jazz de MontrŽal, du 25juin au 6juillet 2010 21h30, T. Maisonneuve Ð Ben E. King (Rezzo)
15:"Chantal Poirier

Një ndër këngëtarët më të mëdhenj në historinë e muzikës Soul dhe R&B, Ben E. King, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, për shkaqe natyrale.

Gary US Bonds, miku i tij më i ngushtë ka konfirmuar lajmin e vdekjes së autorit të këngës së famshme “Stand by me”.

“Ishte një njeri i mrekullueshëm me të cilin pata nderin dhe mundësinë që të punoj dhe ta thërrisja shok për më shumë se 50 vjet”, shkruan ai.

Benjamin Earl Nelson ka lindur në shtator të 1938-s. Ai e ka nisur karrierën muzikore në vitet ’50 si pjesë e bandës “The Drifters”. Famën do ta prekte në vitin 1961 me këngën e famshme “Stand By Me”, një këngë që për vite me radhë do të qëndronte në vendet e para të klasifikimeve në SHBA dhe Britani.

Vitet e fundit, King iu përkushtua tërësisht bamirësisë përmes fondacionit me po të njëjtin emër si kënga, “Stand By Me”. /Telegrafi/