Please enter at least 3 characters.

Shuhet strategu i hendbollit, Fahri Muftiu

2016/01/shuhet-strategu-i-hendbollit-fahri-muftiu_hd.jpg

I ndjeri nga ajo kohe dhe deri më sot ishte në gjendje kome. I ndjeri Muftiu lindi ne vitin 1946 në Vushtrri dhe karrierën si hendbollist e filloj ne vitin 1962 ne KH Trepça ku ishte aktiv deri ne fund te vitit 1977.

Nga viti 1977 një kohë gjatë ushtroi zejen e trajnerit ne skuadrën e Trepça, edhe kur Trepça ishte anëtare e Ligës se parë dhe dytë te ish-Jugosllavisë.

Nga viti 1991 deri ne vitin 1999 kur u çlirua Kosova i ndjeri jetojë në Turqi, për tu kthyer përfundimisht në Kosovë, për të vazhduar punën ne zejen e trajnerit ku njihej si strateg i vërtetë. Nga viti 1999 me shumë sukses ushtrojë skuadrat e KH Trepça dhe KH Kosova nga Vushtrria deri ne momentin e vdekjes.

Me vdekjen e tij KH Trepça, KH Kosova dhe Federata e Hendbollit e Kosovës humbën një punëtor të devotshëm të hendbollit, trajner me cilësi dhe mbi te gjitha njeriun qe dha një jetë për hendbollin kosovarë, kurse familja një prind shembullor. /KP/Telegrafi/