Shtyhet takimi BE-Maqedoni për Këshillin e stabilizim-asocimit
11/07/2016
Bashkimi Evropian i ka anuluar Këshillet për stabilizim-asocim, që në pjesën e dytë të këtij muaji duhej të mbaheshin në Maqedoni, Turqi dhe Shqipëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto takime zyrtare të BE-së me tre vendet e lartëpërmendura, janë shtyrë për muajin shtator, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM. Shtyrja është bërë për shkak të orareve të ngjeshura./Telegrafi/


