Shtohet lista e drejtorëve të emëruar nëpër institucionet e shëndetësisë në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë emëruar edhe disa u.d drejtorë në institucionet shëndetësore në Maqedoni.
Nga atje thonë se ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ditët e kaluara ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj në institucionet e mëposhtme shëndetësore publike:
- Spitali klinik Manastir, Nensi Llozançe
- Instituti për Mjekësi transfuzive – Shkup, Amir Elezi
- Spitali i përgjithshëm Kumanovë, Stefan Trajanovski
- Spitali I përgjithshëm Veles, Aleksandar Buzalkov
- Spitali psikiatrik Demir Hisar, Stevçe Cvetanovski
-Instituti Universitar për tomografi me emetim të pozitronëve, Nevena Manevska.
- Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntorii” – Shkup, Muhsin Arifi
- Spitali ipPërgjithshëm i Ohrit, Goran Markoski
-Klinika universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare, Igorçe Xhikovski
- Klinika universitare për kirurgji të fëmijëve, Laze Jovçevski
- Shtëpia e shëndetit në Vevçan, Renata Peshinovska
- Qendra për shëndet publik Tetovë, Shpendi Ameti
- Qendra për shëndet publik Prilep, Goran Kuzeski
- Shtëpia shëndetësore e Radovishit, Stojançe Petrov./Telegrafi/


