Please enter at least 3 characters.

Shtohet fondi i ngjalave në liqenin e Ohrit

2016/06/Ohri-3.jpg

Në liqenin e Ohrit janë lëshuar rreth 30 mij specie të reja të ngjalës, me peshë 25 deri 40 gram, ndërkaq përkujdesja është bërë nga ELEM-i në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hedhja e peshqive të rinj është bërë në Radozhdë, Kalishtë, në pjesën e bregut që prek qytetin e Strugës, pastaj në pushimoren ''Andon Dukov dhe afër Shën Jovan Kanoes, në pjesën e Ohrit./Telegrafi/