Please enter at least 3 characters.

Shteti i Katarit interesohet për blerjen e Milanit

2019/07/Milan.jpg
297:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: Fabio Borini (C) of AC Milan celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during UEFA Europa League Round of 32 match between AC Milan and Ludogorets Razgrad at the San Siro on February 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Shteti i Katarit thuhet se dëshiron të investojë te klubi italian, Milani, pavarësisht mohimeve të pretenduara nga drejtuesit e Elliott Management.

Sipas agjencisë së lajmeve Adnkronos, Katari ka 'përshpejtuar' interesin e tyre te Milani dhe përfaqësuesit e fondit të saj të investimeve janë në bisedime për të blerë klubin.

Për më tepër, një takim është planifikuar në mes të dy grupeve të udhëheqësve pasi fondi ndërroi vëmendjen e tyre nga blerja e Romës tek Rossonerët.

Për të anashkaluar rregullat e UEFA-s mbi pronësinë, Milani nuk do të menaxhohej drejtpërdrejt nga shefi i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili është gjithashtu kryetar i investimeve sportive në Katar.

Ajo gjithashtu do të linte dyshimin e përpjekjes së Shtetit të Katarit për blerjen e skuadrës angleze, Leeds United.

Ndërkohë, grupi Elliot mori kontrollin e Milanit vitin e kaluar pasi pronari i mëparshëm Li Yonghong dështoi të paguajë një kredi që huazoi nga fondi mbrojtës.

Ata dështuan kaluar vitin e kaluar të stabilizojnë financat e tyre, gjë që ka parë që ata të largohen nga Liga e Evropës.

Megjithatë, ndërsa Adnkronos pretendon se nuk ka 'asnjë koment' nga klubi, Tuttomercatoëeb dhe Milan Neës raportojnë se grupit Elliott ka mohuar spekulimet për bisedimet rreth shitjes së klubit. /Telegrafi/