Shtetasi zviceran sulmohet në Prishtinë
11/10/2017
Një shtetas zviceran ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të martën pasdite.
Policia njofton se sipas raportit, sulmuesi është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.


