Please enter at least 3 characters.

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në banesë në Prishtinë

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 09:20 të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/