Shtatë shtëpi më të bukura për t’u kënaqur në natyrë
A mund të imagjinoni – paqen, qetësinë, natyrën
Gjelbërimi i bimëve, ngrohtësia e diellit, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve dhe shushuritja e drurëve. Ndërsa ju kënaqeni në njërën ndër këto shtëpi shumë të bukura. Të bukura apo jo?
Këto fotografi do t’ju bëjnë që të dëshironi oazën tuaj personale për të ikur nga qyteti, strehë e dizajnuar në mënyrën më moderne në të cilën do të keni gjithë rehatinë derisa jeni në natyrë, transmeton Telegrafi.
1. Shtëpizë pushimi prej druri në mënyrën moderne
Kjo bukuroshe moderne bën harmoninë e përsosur midis natyrës dhe asaj që e ka krijuar njeriu.
Sipërfaqet e mëdha prej xhami i japin asaj një pamje moderne dhe në të njëjtën kohë bëjnë që bollëku i dritës natyrore dhe skenat nga rrethina të bëhen pjesë e brendshme.
E vogël, por e mjaftueshme për t’u kënaqur dhe për të punuar.
Strehë e fshehur në pyll apo afër liqenit është ëndërr e shumicës të cilët pushimin e imagjinojnë në ambient të qetë.
Objektet e qelqta të vogla janë ideale për peizazhe të egra ku gjëja më e rëndësishme është të shijosh pamjen e ambientit.
Shtëpi e përsosur për ata të cilëve rehatia u është shumë e rëndësishme, por nuk dëshirojnë t’i shmangin magjitë e natyrës.
E vendosur në shkëmb, kjo shtëpi posedon formë të mrekullueshme, e cila ndjek formën e terrenit dhe fasadën atraktive e cila mbulon sipërfaqet e qelqta.


