Shtatë klube fituan më shumë se 100 milionë euro në Ligën e Kampionëve këtë sezon
Liga e Kampionëve, gara më prestigjioze e klubeve në botë, u mbyll zyrtarisht dje me triumfin e Paris Saint-Germainit në finalen e madhe ndaj Arsenalit.
Pas një ndeshjeje të fortë dhe të baraspeshuar, fituesi u përcaktua nga gjuajtjet e penalltive, ku “Shenjtorët” u treguan më të saktë dhe fituan 4-3, për ta kurorëzuar sezonin me trofe.
Përveç lavdisë sportive, ky edicion solli edhe përfitime të mëdha financiare, ndërsa logjikisht më së shumti arkëtuan klubet që shkuan më larg në garë.
Finalistët ishin edhe “fituesit” kryesorë në aspektin e të ardhurave: PSG mblodhi gjithsej 145.9 milionë euro, ndërsa Arsenali përfitoi 143.2 milionë euro, shifra që pasqyrojnë rrugëtimin e gjatë deri në finale dhe bonuset e performancës.
Pas tyre vijnë klubet që u ndalën në fazat e avancuara, por sërish siguruan shuma të konsiderueshme nga UEFA.
Bayern Munich u rendit i treti me 127.3 milionë euro, ndërsa Liverpooli arkëtoi 109.5 milionë euro. Më pas janë Atletico Madridi me 104.2 milionë euro dhe Real Madridi me 102.6 milionë euro, ndërsa lista e klubeve me përfitimin më të lartë në këtë edicion, sipas këtyre shifrave, përmbyllet me Barcelonën që fitoi 100.3 milionë euro.
💰 UEFA's €100 Million Club - 2025/26 final:
€145.9m 🇫🇷 PSG
€143.2m 🏴 Arsenal
€127.3m 🇩🇪 Bayern
€109.5m 🏴 Liverpool
€104.2m 🇪🇸 Atletico Madrid
€102.6m 🇪🇸 Real Madrid
€100.3m 🇪🇸 Barcelona
7 clubs closed the season past €100m — all from the 🔵 UCL.
🇫🇷 PSG end as… pic.twitter.com/k0Whv2poPj
— Football Meets Data (@fmeetsdata) May 31, 2026
Këto të ardhura përfshijnë shpërblimet për pjesëmarrje, rezultatet dhe kualifikimet në fazat e ndryshme të turneut, duke dëshmuar edhe një herë se Liga e Kampionëve nuk është vetëm trofe prestigji, por edhe burimi më i madh financiar në futbollin e klubeve, ku çdo hap i kaluar në garë rrit ndjeshëm arkëtimet sezonale. /Telegrafi/


