Please enter at least 3 characters.

Shqiptohen 662 gjoba për mosrespektim ta masave antiCOVID-19

2020/09/policia-gjobit-qytetaret-nuk-kane-vendosur-maska-mbrojtese-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 662 gjoba shkak i mos respektimit të masave të vendosura për mbrojtje nga COVID-19.

Ndërsa, 781 gjoba tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.

Siç raporton Policia e Kosovës, në rrugët e Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe 16 aksidente me të lënduar. Po ashtu janë shkaktuar edhe 22 aksidente më dëme materiale.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se 18 persona janë arrestuar, 10 janë dërguar në mbajtje dhe në ndalim policor. Po ashtu 3 të tjerë janë dërguar në vuajte të dënimit.