Please enter at least 3 characters.

Shqiptari i suksesshëm në talent shoun “The Voice Kids”

2016/03/ridoni.jpg

Ridoni, i cili prej vitesh jeton bashkë me familje në Duisburg të Gjermanisë, gjatë natës së shtunë u paraqit me këngën “Love Yourself” të idhullit të tij Justin Bieber dhe arriti të mposhtë duelin me kundër kandidatët e tjerë.

Talenti 13- vjeçar nga Kumanova bindi jurinë dhe mori “biletën” për të shkuar në gjysmëfinale.

Trajnerja e tij, Lena Myer, e cila ishte fituese e festivalit evropian “Eeurovizion 2010”, vendosi që Ridonin ta dërgojë në gjysmëfinale dhe për këtë ajo ishte shumë e ngazëllyer.

“Ridoni ka një bërthamë në zërin e tij”, ka thënë ajo, shkruan derwesten.de. “Për një djalë të ri kjo është vërtet një “çmenduri”. Sa herë që ai fillon të këndojë, them si mund ta bëjë këtë”, transmeton albinfo.ch.

Gjysmëfinalja do të jetë me 15 kandidatë dhe do të mbahet të premten, më 18 mars, nga ora 20:15 në Sat 1.
Garuesit do të këndojnë nga dy herë. Një herë vetëm, ndërsa herën tjetër në grup, ndërsa do të përcillen edhe nga këngëtarja Jamie-Lee Kriewitz, e cila do të përfaqësojë Gjermaninë në festivalin evropian “Eurovizion 2016” në Stockholm.