Shqipëri U21 - Andorrë U21, formacionet zyrtare - Kuqezinjtë duan fitoren e dytë në grup
07/10/2021
Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të jetë nikoqire e Andorrës U21 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin G.
Kuqezinjtë presin Andorrën në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 'Euro U21'.
Të besuarit e trajnerit Alban Bushi deri më tani kanë zhvilluar dy takime, ku kanë marrë një fitore e një humbje.
Shqipëria synon tri pikët nga kjo përballje, pasi realisht në letër është një kundërshtar i lehtë.
Në anën tjetër Andorra që ka pësuar dy humbje, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të befasuar.
Formacionet zyrtare:Shqipëria U21: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Dobra, Asllani, Karrica, Cara, Muci, Celhaka.


