Please enter at least 3 characters.

Shqeu fotografinë e ultrazërit, e nervozuar se do të bëhet ‘motra e madhe’ (Video)

2018/07/Shqeu-foto.jpg

Tiffany McCall i ka treguar të bijës Braylee se është shtatzënë, duke e befasuar me një qese dhuratash.

Videoja e realizuar në shtëpinë e tyre në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, e tregon pesëvjeçaren e buzëqeshur, teksa i nxjerrë dhuratat, transmeton Telegrafi.

Pasi e nxori një fustan, vogëlushja gjeti edhe një fotografi të ultrazërit, e cila ia ndryshoi gjendjen emocionale.

“Do të bëhesh motër e madhe”, i ka thënë nëna, por Braylee, nuk e pranoi lajmin aspak mirë dhe shqeu fotografinë e nervozuar. /Telegrafi/