Please enter at least 3 characters.

Shpresa kosovare dhe frika serbe për anëtarësimin e Kosovës në FIBA

2016/01/shpresa-kosovare-dhe-frika-serbe-p-euml-r-an-euml-tar-euml-simin-e-kosov-euml-s-n-euml-fiba_hd.jpg

Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar pritet t’i hap rrugë Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për anëtarësim në shtëpinë e basketbollit evropian, FIBA.

Ky lajm ka tronditur mediat serbe. Kurse edhe zëvendës-presidenti i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dejan Bodirog nuk mund ta pranojë këtë vendim pasi i duket si një vendim ‘slandaloz’.

“Ne jemi duke luftuar që Kosovën mos të bëhet anëtare e FIBA Evropës. Në nëntor ata u përpoqën ta bëjnë këtë por janë refuzuar. Atëherë ne ishim në gjendje për të parandaluar atë, por unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Takimi i ardhshëm i Bordit do të vendoset në mars, dhe pastaj ne do të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi ai për Kurir.

Takimi i ardhshëm që do të mbahet në mars pritet të jetë vendimtar në pranimin e Kosovës në FIBA. Serbët janë duke iu frikësuar shumë këtij takimi dhe kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mos arrijë një gjë të tillë.

Kampi Përzgjedhës, hap tjetër sipas Belegut

Federata e Basketbollit e Kosovës përmbylli Kampin Përzgjedhës të Reprezentacionit të Kosovës pas së cilit 20 basketbollistë, të gjithë të vitit të lindjes 2000 u përzgjodhën për punë më profesionale si reprezentacion i Kosovës.

Kryetrajner në kamp ishte amerikani Chris Dial, i cili u asistua nga katër trajnerë kosovarë të kategorive të reja. E kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, e ka konsideruar këtë projekt si ambicioz dhe të rëndësishëm për të ardhmen e basketbollit kosovar. “Për ne ka qenë kënaqësi që Chris Dial ka pranuar të vijë në Kosovë dhe të punojë në kampin tonë përzgjedhës. Kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë për të gjithë. Por nuk do të ndalemi me kaq. Ne vetëm sa kemi filluar një projekt shumë ambicioz për një qendër të përhershme ose një kamp rezident të reprezentacionit të Kosovës ku me lojtarët e përzgjedhur të grup moshave përkatëse do të punohet tërë vitin në kontinuitet dhe në mënyrë profesionale. Për ne është e rëndësishme edhe përkrahje madhe që na vjen nga prindërit e fëmijëve dhe kuptohet është kruciale përkrahja që kemi nga MKRS dhe sponsorët”, ka deklaruar Belegu. /Tribuna/Telegrafi/