Shprehja më e mirë për këtë video: Mos e kruaj me krokodilin! (Video)
13/12/2017
Në një video të publikuar në internet shihet një burrë i cili po e ngacmonte krokodilin me një shkop.
Sipas mediave, bëhet fjalë për Peter Watson, i cili është pronari i një ferme krokodilësh në Afrikën e Jugut.
Siç thuhet më tej, ai tentoi të largonte një krokodil nënë nga vezët - por ajo u zemërua dhe e kafshoi.
Për fat të mirë, ai shpëtoi vetëm me disa plagë të lehta. /Telegrafi/


