Please enter at least 3 characters.

Shpend Ahmeti: Rrugët e Prishtinës po pastrohen, por kujdes gjatë vozitjes

2018/12/pr.jpg

Reshjet e borës e kanë vështirësuar qarkullimin edhe në rrugët e kryeqytetit, të cilat sipas kryetarit Shpend Ahmeti, po vazhdojnë të pastrohen edhe sot gjatë ditës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/