Please enter at least 3 characters.

Shpat Kasapi me këngë kushtuar të dashurës së tij

2020/12/shpatkasapi85_70895319_183870759324428_3755471601756771711_n-e1607954075297.jpg

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, është ndër më të dashurit nga audienca e gjerë.

Ai në rrjete sociale është tejet aktiv, duke ndarë imazhe të nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit, Shpati ka publikuar një fotografi ku shihej i veshur plot stil, teksa demonstronte afër një pianoje.

“Një këngë për ty dashuri”, ka shkruar ai në përshkrim.

Me anë të këtij mesazhi, artisti kishte etiketuar edhe të dashurën e tij, Selvijen, duke nënkuptuar se do t’i kushtohet asaj.

Kasapi u mundua ta mbajë të fshehur lidhjen, por që u fotografua në prapaskenat e klipit “Shiko Kush Luan” me partneren.

Çifti përndryshe shkojnë shumë së bashku, ndërsa edhe duken se kalojnë kohë produktive së bashku. /Telegrafi/