Shpat Kasapi fillon xhirimet e këngës së re
08/05/2019
Para tre muajve, Shpat Kasapi e publikoi këngën e fundit që i solli suksese.
Këngëtari ka nisur xhirimet e videokëngës së re, që siç shihet pritet të publikohet së shpejti.
Ai përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është në finalizim e sipër të një projekti të ri muzikor.
"Në përgatitje të videoklipit të ri, diçka po zihet së shpejti", ka thënë Kasapi në videon e tij të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
This browser does not support the video element.
Sa i përket jetës private, Kasapi ka zbuluar se është në një lidhje dhe që do të fejohet shumë shpejt me një vajzë nga Kosova, të cilën nuk e ka bërë ende publike. /Telegrafi/


