Shpallet vendndodhja për turneun Call of Duty League Major IV
25/02/2023
Call of Duty League ka njoftuar se ku do të zhvillohet Major IV në prill.
Majori IV fillimisht ishte caktuar të ndodhte në Nju Jork, i organizuar nga New York Subliners, por për shkak të komplikimeve, planet dështuan.
Pasi u përfol për një turne online, Major IV do të mbahet në LAN në Columbus, Ohio.
Por ana negative e kësaj ngjarje është se nuk do të luhet para publikut në sallë.
Turneu do të mbahet nga data 20-23 prill dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën Twitch.
Ndërsa kualifikimet për Major do të fillojnë nga data 31 mars deri më 16 prill. /Telegrafi/


