Please enter at least 3 characters.

Shoqja e ngushtë e Meghan Markle mund të ketë zbuluar emrin e ri të markës së saj

2020/02/GettyImages-1177991825-1.jpg
316:"WINDSOR, UNITED KINGDOM - OCTOBER 25: Meghan, Duchess of Sussex and Prince Harry, Duke of Sussex attend a roundtable discussion on gender equality with The Queens Commonwealth Trust (QCT) and One Young World at Windsor Castle on October 25, 2019 in Windsor, England. (Photo by Jeremy Selwyn - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Që nga koha kur Princi Harry dhe Meghan Markle ndanë njoftimin se ata po largohen nga familja mbretërore, ka pasur shumë fjalë për përdorimin e fjalës "mbretërore".

Pas martesës së tyre, dyshja regjistruan zyrtarisht faqen e tyre të internetit, mediat sociale dhe bamirësinë si “Sussex Royal”. Sidoqoftë, si pjesë e marrëveshjes për të prishur lidhjet mbretërore me familjen, Mbretëresha Elizabeth e ndaloi çiftin të përdorte fjalën mbretërore në cilëndo prej punës së tyre.

Por, sipas The Daily Mail, stilistja Jessica Mulroney, shoqja më e ngushtë e Meghan, regjistroi një domen të ri në emrin Harry dhe Meghan diku javën e kaluar. Siç shkruante Daily Mail, ajo regjistroi të mërkurën e kaluar faqen e internetit sussexglobalcharities.com përmes fondacionin të bamirësisë së saj, projektit Shoebox, i cili mbështet gratë e cenueshme."

Shikoni përsëri emrin: "Bamirësia Globale Sussex". Asnjë pjesë me fjalën “mbretëror” në të. /Telegrafi/