Please enter at least 3 characters.

Shoferi që ua rrëmbeu zemrat miliona kinezëve me veprimin e tij, ndihmoi të moshuarin të zbret nga autobusi - e barti në shpinë (Video)

2018/08/kina-2.jpg
13:"© Pear Video

Shoferi i një autobusi në pjesën qendrore të Kinës ka rrëmbyer zemrat e miliona kinezëve me veprimin e tij - ai është filmuar duke ndihmuar një burrë të moshuar të zbret sigurtë nga autobusi, duke e bartur në shpinë.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda autobusit, ku shihet një 70-vjeçar duke u ndihmuar nga shoferi i autobusit në qytetin Shiyan në provincën Hubei, transmeton Telegrafi.

"Ma kujtonte babanë tim", ka deklaruar shoferi i autobusit Liang Yan, i cili është pyetur nga mediat se çfarë e kishte shtyrë ta ndihmon në atë mënyrë të moshuarin.

Ky veprim i shoferit është duartrokitur nga miliona kinezë, që besojnë se po të kishte bota më shumë njerëz si Liang, gjithçka do të ishte më ndryshe. /Telegrafi/

<span></span>