Please enter at least 3 characters.

Shoferi i padurueshëm voziti autobusin me shpejtësi, rrezikoi veturat në trafik (Video)

2017/10/Shoferi-i-padurueshëm-voziti-autobusin-me-shpejtësi-rrezikoi-veturat-ne-trafik-foto.jpg
14:"© Ronnie Hadi

Ronnie Haidi ka qenë duke vozitur në Birmingham të Anglisë, kur është tejkaluar nga një autobus, që më pas bllokoi trafikun.

Shoferi i padurueshëm, ka vozitur me rreth 70 kilometra në orë, që është dy herë më shumë se shpejtësia e lejueshme në atë rrugë, transmeton Telegrafi.

“Ka mundur të shkaktonte aksident me pasoja të konsiderueshme, ishte skenë e frikshme”, ka thënë Haidi lidhur me rastin.

Forcat e rendit kanë nisur hetime për drejtuesin, lidhur me rastin që nuk shkaktoi ndonjë aksident. /Telegrafi/