Please enter at least 3 characters.

Shkupi reagon për dhunën dhe sharjet

2016/01/shkupi-reagon-p-euml-r-dhun-euml-n-dhe-sharjet_hd.jpg

 Gjatë dhe pas ndeshjes Vardari – Shkupi, tifozët maqedon të njohur si ‘Komiti’, kanë fyer shqiptarët në baza etnike, ndërsa në qytet edhe i kanë rrahur . Klubi i Shkupit ka reaguar për këtë.

“Kryesia e klubit të futbollit Shkupi, duke qenë gjatë 90 minutave në ulëset e stadiumit, e shohim të arsyeshme që të reagojmë dhe të dënojmë ashpër sharjet dhe fyerjet degraduese që u bënë për më shumë se 90 minuta nga tifo grupi i Vardarit “Komiti”, të cilët në asnjë moment nuk treguan se kanë shpirt sportisti dhe se e duan sportin në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e klubit shqiptar.

“Pastaj dhuna që kanë përdorur jashtë stadiumi, është edhe një dëshmi se duhet marrë masa urgjente, për largimin e huliganizmit që po ushtrohet brenda dhe jashtë stadiumeve, pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo”.

“Edhe përkundër gjithë këtyre ngjarjeve që lanë njollë të pashlyer në futbollin e Maqedonisë, e për çka klubi ynë dëshmon video materiale dhe do të bëjmë ankesë në FFM për ndëshkim të autorëve, ne publikisht falënderojmë kryesinë e KF Vardar, pastaj stafin futbollistik, e në veçanti organet e rendit, MPB, që gjatë gjithë kohës janë sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj ne si kryesie, por edhe ndaj gjithë stafit në të gjitha vendet ku ata ishin në stadium”.

Shkupi është kthyer në elitë pas disa vitesh. /Telegrafi/