Please enter at least 3 characters.

Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë pasurohet me 28 instrumente

Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” është pasuruar sot me 28 instrumente dhe pajisje të reja muzikore, të siguruara përmes një investimi nga Ministria e Arsimit.

Në kuadër të këtij investimi, shkolla ka pranuar gjithsej 13 instrumente muzikore dhe 15 pajisje të reja, të cilat do t’u shërbejnë nxënësve dhe stafit gjatë procesit mësimor.

Investimi synon përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për nxënësit e kësaj shkolle, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e tyre në fushën e muzikës. /Telegrafi/