Please enter at least 3 characters.

Shkoi për punë të përkohshme në Gjermani – prizrenasi humb kontaktet me familjarët

2023/03/prizren-bridge-mosque-fortress-houses-600x360-1.jpg

Policia ka njoftuar për një rast “person i zhdukur” nga fshati Lubizhdë e Prizrenit.

Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.

Shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të. /Telegrafi/