Please enter at least 3 characters.

Shkëlqeu me Leipzigun, Liverpooli kërkon Keitan

2017/06/Naby-Keita.jpg
276:"LEIPZIG, GERMANY - FEBRUARY 11: Naby Keita of RB Leipzig is challenged by Lewis Holtby of Hamburger SV during the Bundesliga match between RB Leipzig and Hamburger SV at Red Bull Arena on February 11, 2017 in Leipzig, Germany. (Photo by Boris Streubel/Bongarts/Getty Images)
21:"Bongarts/Getty Images

Pasi arritën me mund të madh të futën në Ligën e Kampionëve, Liverpooli dëshiron të transferojë futbollistë cilësorë.

Skuadra e Jurgen Klopp po mendon që vitin tjetër të jetë konkurrent edhe më i fortë për ekipet e mëdha në Ligën Premier sa i përket titullit të kampionit.

Kësisoj ‘The Reds’ janë duke monitoruar situatën e disa futbollistëve për t’i transferuar në ‘Enfield Road’.

Mesfushori nga Guinea, Naby Keita është dëshira kryesore e trajnerit gjerman Jurgen Klopp për repartin e mesfushës.

Keita ka qenë zbulimi i sezonit në Bundesliga duke shkëlqyer me Leipzigun.

22-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në 31 takime në Bundesliga duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar tetë të tjerë.

Mediat në Ishull kanë raportuar se ‘The Reds’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 30 milionë funte për transferimin e Keitas në Ligën Premier. /Telegrafi/