Shkëlqen Briken Calja, kampion Evrope në shtytje, nënkampion në dygarësh
Gjeorgjia ishte skenë e famshme për peshëngritjen shqiptare edhe njëherë. Pikërisht në Batumi, ku shtatë vjet më parë Briken Calja kishte ndezur kampionatin evropian duke fituar me shkëputjen, elbasanasi u kthye në 2026 me një mision ende më të madh dhe e plotësoi me ngjyrën e arit.
Ai në kategorinë deri 79 kg ai fitoi medaljen e artë në shtytje dhe u shpall nënkampion i Evropës në dygarësh.
Calja, 36 vjeç, vazhdon të sfidojë moshën dhe të konfirmojë nivelin e lartë. Ai ka marrë pjesë në tri Olimpiada dhe ka arritur rezultatin më të mirë në Tokio 2020, ku u rendit i katërti me totalin 341 kg.
Në karrierë numëron edhe suksese të mëdha ndërkombëtare, përfshirë titullin evropian dhe medalje botërore, ndërsa në Batumi shtoi edhe dy të tjera, duke dëshmuar se ka ende shumë për të dhënë.
Në anën tjetër, mbrëmja ishte e hidhur për Erkand Qerimajn. Shkodrani 37-vjeçar, kampion Evrope dhe një nga emrat më të mëdhenj të peshëngritjes shqiptare, nuk arriti të regjistrojë asnjë provë të vlefshme në shtytje, duke mos e plotësuar dygarëshin dhe duke mbetur jashtë renditjes finale.
Kështu, Batumi 2026 solli dy emocione të kundërta për Shqipërinë: arin dhe argjendin e Caljes, por edhe një natë të vështirë për një tjetër kampion si Qerimaj. /Telegrafi/


