Please enter at least 3 characters.

Shkelet fëmija katër vjeçar në Kamjan të Tetovës

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Fëmija katër vjeçar nga fshati Kamjan është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 15:00 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetura "Volkswagen Golf" me targa regjistrimi të Gostivarit e drejtuar nga M.H. (48) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, ka goditur fëmijën, i cili ka pësuar dëmtime trupore. Menjëherë i ishtë ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, i cili më pas është lirua nga spitali. Është inspektuar vendi i ngjarjes dhe është duke u punuar në sqarimin e plotë të rastit. /Telegrafi/