Please enter at least 3 characters.

Shilegov: Po bëhen obstruksione në procesin zgjedhorë

2016/01/shilegov-baxhanaku-i-mijallkovit-em-euml-rohet-n-euml-postin-e-ri_hd.jpg

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se po bëhen obstruksione në procesin zgjedhor. Ai informoi se kandidatët për deputetë të LSDM-së sot kanë dorëzuar kërkesë për vërtetim të korrektësisë së Gjykatës Themelore Shkupi 1, nëse po nis orari i dorëzimit të listave më 15 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shilegov theksoi se këto vërtetime, në bazë të përvojës nga zgjedhjet e kaluara, janë dhënë në ditën e njejtë të paraqitjes së listave.

LSDM-ja mendon se sjellja e këtillë për keqpërdorimin e shërbimeve zyrtare çon drejt prishjes së procesit zgjedhor./Telegrafi/