Please enter at least 3 characters.

Shiheni hapjen e Universitetit ''Nënë Tereza'' sipas emisionit ''Hallkit'' (Video)

2016/10/Hallkit-UNT.png

Emisioni satirik ''Hallkit'' që transmetohet në televizionin kombëtar Alsat-M për temë e ka pasur ironinë me Universitetin më të ri në Maqedoni, që është emëruar Universiteti ''Nënë Tereza'' për të cilin Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit në Maqedoni nuk ka caktuar as objekt, as staf pedagogjik e as Rektor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktorët Hasim Memishi dhe Sami Mustafa e kanë ironizuar edhe figurën e ''Rektorit të Universitetit'' i cili pyetet në lidhje me Universitetin por ai nuk përgjigjet.

Moderatorët e emisionit flasin edhe për disperzimin e Universitetit në lokacione tjera./Telegrafi/