Please enter at least 3 characters.

Sheshel refuzon të kthehet në Hagë

2017/12/765-430-7d76cd7259b7453a27e09e3d4d43a193.jpg

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, tha se nuk do t’i ndjekë seancat dëgjimore javën e ardhshme, në rastin e tij përpara Tribunalit të Hagës për Krime Lufte.

Sheshel tha të enjten se “kurrë nuk do të kthehet në Hagë vullnetarisht”, raporton AP.

Gjykata në Hagë e ka liruar atë vitin e kaluar nga akuzat për krime lufte, gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990, por prokurorët e kanë apeluar vendimin.

Prokurorët fillimisht e kanë akuzuar Sheshelin për krime, përfshirë persekutim, vrasje dhe tortura në luftërat në Kroaci dhe Bosnje.

Ai ka kaluar vite në paraburgim të Tribunalit, pasi është dorëzuar në vitin 2003. /rel/