Please enter at least 3 characters.

Sherr mes adoleshentësh në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari

2022/11/le-coup-de-couteau-qu-elle-a-assene-a-son-beau-pere-a-perfore-l-abdomen-et-touche-le-foie-photo-illustration-er-er-montbeliard-1623696226.jpg

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 të qytetit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore të policisë dhe prokurorisë për ngjarjen. /Telegrafi/