Please enter at least 3 characters.

Shërbimet më të kërkuara në emergjencën e Spitalit të Pejës gjatë 2024

2024/04/Spitali-i-pergjithshem-Peje-ngrohja-me-mazut-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Gjatë vitit 2024, Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime mjekësore për 56,435 pacientë, me një mesatare prej 154 pacientësh në ditë.

Sipas statistikave, shërbimet më të shpeshta për pacientët kanë qenë:

EKG-ja – e realizuar për 48% të pacientëve.

Ekografia (EHO) – e kryer për 24% të rasteve.

Analizat laboratorike – të kërkuara për 22.8% të pacientëve.

Rëntgeni – i përdorur në 19.9% të rasteve.

Pranimi për trajtim të mëtejshëm – për 5.7% të pacientëve./Telegrafi/